Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi në një intervistë me Beti Njumën në Ora News, preku çështjet e shërbimeve të munguara, përkundër propagandës që bëhet, duke nisur nga mungesa e ujit, rrugëve, e deri tek transporti urban.
Këlliçi tha se banorët e Tiranës prej kohësh nuk e ndjejnë Bashkinë prezente dhe nuk kanë parë e takuar asnjë përfaqesues apo zyrtar të saj.
Këlliçi tha se do ti japë zgjidhje transportit urban, njëkohësisht do ulë çmimin e biletës.
‘Do t’i jap një zgjidhje permanente çështjes së transportit urban’, u shpreh Këlliçi, duke sqaruar se do të ule cmimin e biletës, do ta çojë në minimum koston për qytetarët.
Dhe, theksoi ai, do ta rris cilësinë, duke bërë që vonesat të reduktohen, e qarkullimi të lehtësohet.
Këlliçi pohoi se janë 41 mijë euro në ditë që sot Bashkia e Veliajt i shpërdoron me inceneratorin.
‘Këto para, do të shkojnë nga 15 Maji për transportin publik të Tiranës’, tha Këlliçi, duke shtuar se do të përdoren për subvencionim për lehtësimin e barrës së qytetarëve.