Ilir Meta ka vijuar takimet me banorët e kryeqytetit.
Sot ai ishte në njësinë nr.1 në Tiranë nga deklaroi se është i vendosur të bëjë gjithçka për fuqizimin e familjes shqiptare.
Kreu i Partisë së Lirisë tha se kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës
Meta shprehet është propzuar projektligji për indeksimin e pagave.
I shoqëruar edhe nga kandidatët e tij për këshillin bashkiak, Meta tha se ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që gjithkush po e pret.
Postimi i plotë:
Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.
Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim. Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe.
Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë.
Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj sot vizituam njësinë nr.1, ku pata rastin t’ua përcjell banorëve qëndrimet tona në takimet e ngrohta dhe rastësore. Te njësia nr. 1, si kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që të gjithë qytetarët presin me padurim.