Në kampin blu fundjava është me zhvillime pasi që do vendosin ecurinë për zgjedhjet lokale.
Në krahun e Berishës të sigurta janë emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie të cilët do garojnë nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me Partinë e Lirisë.
Sali Berisha ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë së tij për të vendosur emrat e kandidatëve për Këshillat Bashkiakë dhe formën se si do hyjnë në lista.
Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj thirri sot Kolegjin e Kryetarëve ku pati debate nëse do të futen në zgjedhje me kandidatë për kryetarë bashkie në 61 bashkitë e vendit, apo do të dalin vetëm me zgjedhjet lista për këshillat bashkiakë.
Në vijim, Alibeaj do të zhvillojë një takim me 17 kandidatët e prezantuar deri më tani për kryetarë bashkie. Në mbledhje pritet të diskutohet lidhur me qëndrimin e tyre për zgjedhjet, ndërsa me interes pritet se çfarë do të ndodhë me Tiranën. Tre emra janë përfolur deri më tani si kandidatë potencialë për bashkinë e Tiranës, gazetari dhe shkrimtarit Rudi Erbara, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Dy të fundit janë propozuar nga Kryesia në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë.
Pas takimit me kandidatët, Alibeaj do të mbledhë sërish sot Kryesinë dhe pritet të dalë me një vendim final, nëse do të garojnë në 61 bashkitë me kandidatë për kryebashkiakë apo jo.
Të hënën është afati i fundit për të çuar në KQZ listat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë.
Kandidatët e bërë publik nga Alibeaj:
1.Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.Poliçan – Florian Qamo
3.Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4.Kamëz – Bilbil Bajraktari
5.Lezhë – Sandër Marku
6.Krujë – Sabah Sheta
7.Dibër – Naim Gazidede
8.Kurbin- Genc Doçi
9.Dimal- Dritan Sula
10.Patos- Pranvera Rizai
11.Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12.Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13.Librazhd -Bujar Vreto
14.Vorë- Ibrahim Bruka
15.Korçë -Gjergji Gjata
16.Sarandë- Skënder Muço
17.Mirditë Mark Ruçi