Ish-deputeti i PD-së Roland Bejko do jetë kandidati i grupit të Alibeajt për Tiranën.
Ai do garojë përballë kryebashkiakut Veliaj nga radhët e PS-së dhe Belind Këlliçit nga Grupi i Rithemelimt të PD-së që garon nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë. Deri tani grupi i Alibeajt, që mban simbolet dhe vulën e PD-së, do përfaqësojë zyrtarisht selinë blu në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Bashkë më Bejkon në Tiranë, grupi i Alibeajt ka prezantuar kandidatë në 17 bashki të vendit për 14 majin.
Më poshtë është lista e kandidatëve të deritanishëm të PD-së për bashkitë e vendit
Agron Kapllanaj në Mallakastër
Florian Qamo në Poliçan
Ilirjan Koxhaj në Kuçovë
Bilbil Bajraktari në Kamëz
Sandër Marku në Lezhë
Sabah Sheta në Krujë
Naim Gazidede në Dibër
Genc Doçi në Kurbin
Dritan Sula në Dimal
Pranvera Rizai në Patos
Klomentina Drini në Vaun e Dejës
Eriselda Zotaj Çelaj në Fier
Bujar Vreto në Librazhd
Ibrahim Bruka në Vorë
Gjergji Gjata në Korçë
Skënder Muço në Sarandë
Mark Ruçi në Mirditë