Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e rojës te Top Channel: Ngjarja të zbardhet sa më shpejt


Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me të shtënat në televizionin Top Channel që i morën jetën rojës së sigurisë së godinës.

Begaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës dhe ka inkurajuar organet ligjzbatuese të zbardhin ngjajren.

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”-shkruan Begaj.