Vendosni fjalën kyçe....

“Sulmi ndaj TCH”-Çuçi: Policia e përkushtuar për zbardhjen e ngjarjes


Sulmi me armë ndaj Top Channel i cili la të vdekur edhe rojën e godinës është dënuar edhe nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Ministri thotë se Policia është e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Dënoj sulmin kriminal ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel. Policia e Shtetit bashkë është maksimalisht e përkushtuar për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe solidaritet me TCH”,-shkruan Çuçi.