Vendosni fjalën kyçe....

Pak minuta para ndeshjes, del skema e kombëtares përballë Polonisë


Shqipëria do përballet sonte në orën 20.45 me Poloninë në Varshavë, duke filluarkështu fushatën kualifikuese të Euro 2024.

Pak më parë trajneri i kuqezinjve, Silvinjo dhe ai i polakëve, Fernando Santos kanë shuar të gjitha dilemat e tyre dhe kanë vendosur për titullarët që do zbresin në fushë.

Tekniku i ri i Shqipërisë, Silvinjo duket se ka ndryshuar shumë gjëra në përbërjen e skuadrës. Optimizimi është i madh, teksa shpresohet se mund të arrihet një rezultat pozitiv.

Skema ka ndryshuar, tani luajmë me 4-3-3. Nga minuta e parë luajnë lojtarë si Asani, Çikalleshi dhe Uzuni. Në mesfushë ka elementë si Gjasula. Prapavija formohet nga Balliu, Hysaj, Mihaj dhe Kumbulla.

Në krahun tjetër, “timonieri” Santos ka zgjedhur të luajë me më të mirët.

Polonia (4-4-2): Szczesny; Bednarek; Linetty; Frankowski; Salamon; Kiwior; Kaminsky; Zielisnki; Zalewski; Swiderski; Lewandowski. Trajner: Fernando Santos

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj; Ramadani, Asllani, Gjasula; Asani, Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Sylvinho