Vendosni fjalën kyçe....

Partia Demokratike do të kandidojë për kryetarë në 17 bashki, në 43 të tjerat kandidatët e koalicionit Meta-Berisha


Pas mbledhjeve të njpasnjëshme, PD ka vendosur që të mos ketë kandidat të sajin në 43 bashki duke garuar vetëm me 17 kandidatë nga 61 bashki që janë gjithësej.

Në këtë mënyrë, në 43 bashkitë e mbetura do të garojnë kandidatët e Meta-Berishës me ata socialistë. Më parë ishin konfirmuar 16 bashki por burime bëjnë me dije se do të jenë 17 bashkie, me të fundit që ende nuk është mësuar se cila do të jetë.

Dy ditë më parë PD vendosi që të garojë në Bashkinë e Tiranës me kandidatin e saj, Roland Bejkon. Ky i fundit mori shumicën e votave të Kryesisë, përballë kandidaturës së Jonila Godoles e cila mori vetëm votën nga Roland Bejko. Bejko vjen si kandidat i Alibeajt dhe do të ketë përballë Belind Këlliçin, emër i dalë nga koalicioni Berisha-Meta si dhe Erion Veliajn e Partisë Socialiste. PD mori edhe një tjetër vendim të rëndësishëm, atë të tërheqjes nga gara për 3 bashki të rëndësishme, si në Durrës, Elbasan dhe Shkodër dhe tashmë të konfirmuar edhe shumë të tjera.

 

Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin

  1. Tiranë-Roland Bejko
  2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
  3. Lezhë – Sandër Marku
  4. Patos- Pranvera Rizai
  5. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
  6. Korçë-Gjergji Gjata
  7. Poliçan – Florian Qamo
  8. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
  9. Kamëz – Bilbil Bajraktari
  10. Krujë – Sabah Sheta
  11. Dibër – Naim Gazidede
  12. Dimal- Dritan Sula
  13. Librazhd -Bujar Vreto
  14. Vorë- Ibrahim Bruka
  15. Sarandë- Skënder Muço
  16. Mirditë-Mark Ruçi
  17. Ende e pakonfirmuar