Shtatë persona u vranë, duke përfshirë tre fëmijë, pasi një ish-nxënëse 28-vjeçare hapi zjarr brenda një shkolle fillore private të krishterë në Nashville të hënën.
Policia tha se mori një telefonatë në orën 10:13 në lidhje me një sulmues, i identifikuar më vonë si Audrey Hale, në shkollën Covenant me policinë që nxitoi në vendngjarje.
Në vendngjarje, policia dëgjoi të shtëna armësh në katin e dytë dhe nxitoi në hollin e shkollës ku hasi 28-vjeçaren, e cila ishte e armatosur me dy automatikë e një pistoletë.
Sulmuesja kishte vrarë tre nxënës e tre punonjës të shkollës sëkrishterë para se ajo të qëllihej për vdekje nga policia.
Kur policia kontrolloi sendet dhe shtëpinë e autores, gjeti harta të hollësishme të shkollës dhe një manifest. Ata pohuan në një konferencë për shtyp të hënën në mbrëmje, se Hale gjithashtu kishte në shënjestër një shkollë tjetër, por i ndërpreu ato plane.
Hale nuk kishte precedent të mëhershëm kiminal apo të dhëna për probleme të shëndetit mendor.
Megjithatë, kur u pyet nëse identiteti i Hale si një person trans luajti një rol në të shtënat vdekjeprurëse, shefi i policisë së Metro Nashville, John Drake tha: “Ka disa teori për këtë, ne po hetojmë të gjitha pistat”.
Policia fillimisht kishte menduar se vrasësja ishte një adoleshente, përpara se më vonë të konfirmonte moshën e saj.
Autoritetet më vonë thanë se vrasësja – e cila përdori përemrat i tij/ e saj në disa profile në internet dhe gjithashtu quhej Aiden – ishte një ish-nxënëse në shkollën e krishterë ku kreu masakrën.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e NY Post