Vendosni fjalën kyçe....

Operacion antikanabis në Malësi të Madhe, sekuestrohen mijëra rrënjë kanabis


Një operacion antikanabis po zhvillohet në fshatin Bajzë të Njësisë administrative Kastrat në Malësi të Madhe.

Report Tv raporton se deri më tani janë sekuestruar 10 mijë bimë narkotike. Në polici janë shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.

Droga është sekuestruar në kuadër të kontrolleve që bëhen në mënyrë të vazxhdueshme kundër kultivimit të kanabisit.