Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me armë dhe thikë në Kavajë, vriten dy persona


Të shtëna me armë janë regjistruar në qytetin e Kavajës pasditen e sotme.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një konflikti. 

Dyshohet se ka qenë një konflikt mes disa personave në lokal i cili ka derivuar më pas në të shtëna me armë zjarri dhe me goditje me thikë gjatë konfliktit.

Në konflikt është përfshirë shtetasi Altin Rexha nga Kukësi i cili ka qëlluar me pistoletë dhe shtetasi Edmond Gosa nga Kavaja i cili ka qëlluar me thikë.

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin (Sali) Rexha , 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues“-njofton policia.