Papa Francesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi mësohet se së fundmi ai është shtruar sërish në spital.
Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, ka bërë me dije se, Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli për disa kontrolle të planifikuara më parë.
Siç shihet thuhet nga komunikata, Papa Françesku, mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.
Sipas mediave italiane stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar.
Përveç një interviste që Papa kishte caktuar në Vatikan pasditen e sotme, nga ky moment janë anuluar edhe seancat dëgjimore të tij, të planifikuara për nesër dhe pasnesër, në mënyrë që kontrollet të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.