Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Tomorri: Lajmet për kontot të Kryemadhit të paqarta dhe të çuditshme


Në lidhje me publikimin në media të faturave offshore të deputetes Monika Kryemadhit, ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri.

Tomorri në një postim në Facebook shkruan se lajmi në lidhje me këto fatura ku del emri i Monika Kryemadhit është i çuditshëm dhe ai për vete nuk e kupton këtë gjë.

Tomorri thotë se nuk dihet nëse është i vërtetë si lajm dhe se:  “Aty del se jane bërë dhe janë marrë pagesa nga offshore, herë si divident dhe herë pa arsye. Pastaj flitet për një rrjet kompanish që fillojnë në Qipro dhe shpërndahen nëpër vende të tjera offshore deri në Karaibe.

Çudia tjetër është se shumat që dalin jane tepër të vogla për të justifikuar këto lloj manovrash.”, shprehet ai.

Ky lajmi me keto faturat offshore ku del emri i Monika Kryemadhit eshte shume i cuditshem. Ka disa dite qe qarkullon dhe une per vete nuk e marr vesh.

Se pari njehere nuk dihet a eshte i vertete. Por e leme menjane kete.

Aty del se jane bere dhe jane marre pagesa nga offshore, here si divident dhe here pa arsye. Pastaj flitet per nje rrjet kompanish qe fillojne ne Qipro dhe shperndahen neper vende te tjera offshore deri ne Karaibe.

Cudia tjeter eshte se shumat qe dalin jane teper te vogla per te justifikuar keto lloj manovrash.

Pertej kesaj, menyra se si po del lajmi eshte po ashtu e cuditshme.

Nuk po merret vesh asgje dmth”-shkruan Tomorri.