Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për marshimin në mbështetje të Hashim Thaçit dhe të tjerëve për gjykimin e sotëm në Hagë.
Meta thekson se çdo shqiptar do të kërkojë sot drejtësi dhe se UÇK-ja është e shenjtë si liria.
“Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi.
UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria.
Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë.
Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë”-shkruan Meta.