Vendosni fjalën kyçe....

Hoxha: Veliajt nuk iu skuq faqja në Vorë që për katër vite kanë dërguar njerëz të inkriminuar


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha e ka quajtur takimin elektoral të Erion Veliajt në Vorë një tallje për njerëzit e ndershëm e punëtor të kësaj bashkie.

Hoxha thotë se Rilindja për katër vite dërgoi në Vorë njerëz të inkriminuar duke e falimentuar Bashkinë.

Postimi i plotë:

Erion Veliajt dhe Rilindjes sot përpara qytetarëve të Vorës, as ju skuq faqja, as i mbuloi turpi për atë çka i kanë bërë atyre njerëzve në katër vitet e fundit.

Sot Erion Veliaj dhe Rilindja, tregoi edhe njëherë se si janë tallur me njerëzit e ndershëm dhe punëtor të Vorës dhe vazhdojnë të tallen. Për katër vite i kanë dërguar njerëz të inkriminuar, për katër vite kanë falimentuar Bashkinë e Vorës. Kanë iluzionin se do të mund të vazhdojnë ti gënjejnë për katër vite të tjera. E kanë të kotë!

Qytetarët e Vorës e kanë të qartë tashmë se interesi i tyre është vetëm zhvatja e parave të tyre. Ata kanë lënë Vorën pa asnjë investim, pa asnjë infrastrukturë, pas asnjë shpresë për të ardhmen. Kandidatët e tyre nuk e kanë vendin në Bashki, por në burg për të gjitha dëmet dhe abuzimet që kanë kryer në Vorë i.

Në 14 Maj qytetarët e Vorës do ti japin përgjigjen që meritojnë. Do ti refuzojnë në mënyrë spektakolare me vote dhe me revoltën e tyre.

Në 14 Maj Bashkia i hiqet nga duart krimineleve dhe i kthehet qytetarëve. Bashkimi i të gjithë demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Vorës do të bëjë të mundur kthesën e madhe nga gremina ku e kanë hedhur këta Vorën në këto katër vite.

Bashkë do të Fitojmë !