Vendosni fjalën kyçe....

Makina bie në përrua, humbin jetën burrë e grua në Librazhd


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Librazhd-Përrenjas pranë fshatit Pishkash ku një makinë se ka dalë nga rruga e ka rënë në përroin e Lëngajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën 55-vjeçari Arjan Yze dhe bashkëshortja, 50-vjeçarja Majlinda. Yze.

Policia sqaron se “Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.”

Siç raporton RTSH, makina dyshohet të ketë rënë gjatë natës së mbrëmshme (2 prill) dhe është gjetur mëngjesin e kësaj të hëne nga makinat që po kalonin. Ndërkohë mësohet se çifti i bashkëshortëve, janë nisur mbrëmë nga Tirana.