Kryeministri Rama është takuar paraditen e sotme në Verona me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni! Të dy liderët kanë marrë pjesë në panairin më të madh të verës në Europë, VinItaly. Ndërkohë që në bisedë ka qenë i pranishëm edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
Shqipëria u prezantua në këtë panair nga 20 prodhuesit më të mirë të verës, të cilët ekspozuan verërat “Made in Albania”, tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku eksportojnë prej vitesh.