Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen tre persona pas një sherri me thika në Laprakë


Tre persona janë plagosur pas një sherri në një lokal në Tiranë.

Policia bën me dije se në një lokal në Laprakë, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç.

Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.