Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Ahmetajt, Top Channel, paratë në offshore – Të gjitha akuzat e Monika Kryamadhit


Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, foli në emisionin “Të Paekspozuarit” mbi akuzat mediatike dhe të Partisë Socialiste se ka marrë para ruse nga biznesmenë të lidhur me Vladimir Putin.

Kryemadhi u pyet edhe mbi ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahemetaj dhe arrestimin e mundshëm të tij.

Padi ndaj Top Channel

Kryemadhi tha se të dhënat e publikuara në Top Channel, janë të falsifikuara dhe kjo faktohet nga dokumentat që nuk mbajnë firmën e saj. 

Kryemadhi deklaroi se do të padisë televizionin që publikoi materialet. 

Të njëjtën gjë që shihni sot, e njëjta gjë ka përdorur Aleksandër Vucic ndaj kundërshtarit. Janë falsifikime të bëra nga një kompani izraelite nga Tal Halal. Është person në kërkim nga vendet partnere, sepse ka vendosur regjime autokratike duke përdorur këto falsifikime Është sulmuar me fake account të bankave. Ju e dini dashurinë e Ramës me Vuçiç. E dini që kanë përdorur të njëjtën kompani izraelite në zgjedhje? Dua t’ju theksoj se personi në fjalë, është në kërkim në SHBA për destabilitet që ka krijuar, për vendosjen e regjimeve autokratike. Tani kjo gjë nuk më intereson, sepse nuk do të merrem. Do të merren avokatët me televizionin Top Channel. Do të kenë padi penale për shpifje dhe shantazh”-tha Kryemadhi.

Kanë bërë shantazh edhe jo publik. Kanë bërë shantazh edhe të fëmijët e mirë. Fëmija im 17 vjeç, që hetohet në SPAK për pastirm parash? Gazetar që vendosin gjoba dhe paguhen me para të inceneratorëve. Po fëmijët tanë që kërcënohen përditë?

Fëmijët e mi ja kanë marrë dorën, sepse kanë 30 vjet më nënën dhe babën në këtë punë.

Edhe babain tim në varr ta hetojnë, do ta çoj deri në fund edhe me Top Channel, që sot është kompani offshore, që përfaqësohet nga Edi Rama, Erion VEliaj apo Mirel Mërtiri?”, shtoi Kryemadhi.

Llogari bankare në offshore

E pyetur në studion e emisionit nëse disponon llogari bankare jashtë vendit, Kryemadhi tha se të gjithë paratë e saj dhe të familjes, gjenden në bankën Credins në Shqipëri.

Jo nuk kam asnjë llogari bankare jashtë vendit dhe asnjë biznes. Unë dhe familja i kemi të gjithë llogaritë në bankën Credins. Aty më futet rroga”-tha kryemadhi.

Arrestimi i Ahmetajt

Kryemadhi në emisionin “Opinion” në Tv Klan theksoi Ahmetaj do të arrestohet që Rama të mbyllë çështjen e inceneratorëve dhe në këtë mënyrë ai vet i shpëton drejtësisë.

“Kam frikë se shumë shpejt do të trokasë një letërporosi për Rama. Dhe gjithmonë sa herë Ramës i vjen diçka për t’i rrezikuar çështjet e problematikave të marrëdhënieve të tij me partnerët strategjikë që cënojnë sigurinë jo vetëm kombëtare por dhe rajonale, Rama gjithmonë nxjerr nga këto fatura siç ishte rasti në Shtator që ka qenë thirrja për McGonigal ku Rama përmendej me emër dhe mbiemër si Kryeministër shqiptar, korruptimin e një agjenti të lartë siç ishte FBI, dolën faturat që Monika Kryemadhi kishte 285 mijë Euro operacione plastike. Ahmetaj mund të jetë viktima e radhës gjasme me akuzën e inceneratorëve për të mbuluar aferën e McGonigal të Rama. Prandaj mos u çudisni që Ahmetaj po bëhet sot kurban përballë opinionit publik shqiptar duke thënë që Ahmetaj ia ka dhënë dosjen e inceneratorëve Monika Kryemadhit dhe ky zotëri do shkojë në burg se ky është koka e inceneratorëve. Nuk është se s’është, është, është bashkë me Damian Gjiknurin, është bashkë me Mirel Mërtirin, është bashkë me Edi Ramën, është bashkë me Erion Veliajn por për të mbyllur aferën e inceneratorëve e cila paguan çdo ditë, Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje në mënyrë të tillë se kam frikë mos del Ahmetaj ai që ka çuar paratë te McGonigal që janë përdorur para nga institucionet shqiptare për të korruptuar një agjent të niveleve të larta. Por zero informacion kam marrë unë nga Ahmetaj”,-tha Kryemadhi.