Një pikturë e rizbuluar e piktorit flamand të shekullit të 17-të, Peter Bruegel i Riu, e fshehur për vite në një shtëpi familjare, do paraqitet në ankand në Paris dhe pritet të shitet nga 600 mijë deri në 800,000 euro.
Piktura ‘L’Avocat du village’ (Avokati i fshatit) është një nga veprat më të mëdha të njohura të Bruegel, me përmasa 112 cm dhe 184 cm, dhe ishte e panjohur në botën e artit, siç mendonte brezi më i fundit i familjes që e kishte zotëruar atë që nga vitet 1900 se ishte e rreme.
Familja, e cila dëshiron të mbetet e panjohur, i kishte kërkuar Malo de Lussac të ankandeve ‘Daguerre Val de Loire’ të vlerësonte vlerën e shtëpisë së tyre, por në vend të kësaj zbuloi një kryevepër.
“E gjeta këtë pikturë në shtëpi, pas një dere në dhomën e televizionit”, tha de Lussac për Reuters, duke e quajtur atë një nga surprizat më të mëdha në karrierën e tij.
“Fillova ta vlerësoja këtë dhomë dhe kur u ktheva, pashë këtë pikturë. Ishte një surprizë shumë e mirë për mua”.
De Lussac tha se ai beson se vepra e artit ishte blerë si autentike, por gjatë disa brezave e kishte humbur plotësisht origjinalitetin e saj brenda familjes.
“Dhe kjo është ajo që është e pabesueshme,” tha ai.
“Ne po ua kthejmë këtë autenticitet duke u thënë ‘në fakt vepra juaj e artit është e vërtetë’”.
Bruegel i Riu, babai i të cilit Bruegel Plaku vdiq kur ishte vetëm pesë vjeç, nuk përdori një nga kompozimet e babait të tij për këtë pikturë siç bënte zakonisht, por rishikoi temën popullore të ‘Avokatit të fshatit’.
Ekspertët e artit vlerësuan se vepra arti u pikturua midis 1615 dhe 1617.