Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Mediu zyrtarisht i pandehur në GJKKO, kalon për gjykim dosja ‘Gërdeci’


 

.

Sot në seancën paraprake të GJKKO është marrë vendimi se Dosja ‘Gërdeci’ do të kalojë për gjykim, ç’ka e bën ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun zyrtarisht të pandehur.

Deputeti Mediu nuk është paraqitur në seancën paraprake të ditës së sotme, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës. E pranishme në seancë ishte edhe familja Durda. SPAK u përfaqësua sot me tre prokurore, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Klodian Braho.

Seanca paraprake u zhvillua për të vendosur nëse çështja e Gërdecit do të kalojë ose jo për gjykim. Më herët ish-ministri Mediu nuk ka qenë i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori.