Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj nis diversionin brenda opozitës: Të djathtëve në Kamzë dhe Paskuqan i kërkohet të votojnë listën e Ilir Metës


Gjatë prezantimit të listës së këshilltarëve bashkiakë në Kamëz, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës dhe drejtuesi politik i Qarkut, Erion Veliaj, nisi diversionin brenda opozitës.

Veliaj u shpreh se demokratëve po u kërkohet të votojnë listën e Ilir Metës dhe kjo është një fyerje e rëndë për ta.

“Nga i pari tek i fundit, lista e Këshillit Bashkiak të Kamzës është me emra të Partisë Socialiste, janë të Edi Ramës, janë të Rakip Sulit, janë të Linditës, të Erionit, janë anëtarë të kësaj familjeje, janë çuna dhe goca të kësaj shtëpie, janë burra dhe gra të këtij komuniteti. Po shikoja listën që kisha përballë, ishte e gjithë lista e Ilir Metës. Partisë Demokratike, të djathtëve të Kamzës dhe të Paskuqanit po u kërkohet të votojnë listën e Ilir Metës. Demokratëve të Paskuqanit dhe të Kamzës po u thuhet shkoni si ‘cjapi te kasapi’, kokën në tabaka të djathtës me ia çuar Ilir Metës. Atyre që kanë vite që militojnë në forcat e djathta, ata që kanë kohë që janë identifikuar me të djathtën këtu në Kamëz, po u thuhet shkoni si qengjat në thertore për Ilir Metën. Çfarë fyerje që krerët e këtyre forcave u bëjnë militantëve të tyre! Çfarë fyerje t’i thuash dikujt shko voto listën e njeriut që në të gjitha sondazhet del më i urryeri në Shqipëri,” u shpreh Veliaj.