Vendosni fjalën kyçe....

RENEA zbarkon në Elbasan, në kërkim të Suel Çelës, shoqërohen 4 persona


Forcat RENEA kanë kontrolluar sot tregun Agroushqimor të Elbasanit, në pronësi të Petrit Çelës, babait të Suels Çelës i cili është në kërkim.

Gjatë operacionit janë shoqëruar katër persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Mësymja e RENEA-s në Elbasan vjen pas dyshimeve se Suel Çela mund të fshihej aty.

Ky i fundit është shpallur në kërkim në maj 2022. Sipas dëshmisë të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, Çela është porositësi i tre vrasjeve, të cilët nuk kanë mundur të realizohen.

Ai dyshohet se është porositësi i atentatit ndaj Elton Kilës në mars 2022  dhe i administratorit të shkollës ‘Wilson’ Lulzim Masha, makina e të cilit u qëllua në Tiranë më 18 janar 2022.