Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Durrësi: Çela e Dako dyshe mafioze, qeveria vodhi me blerjen e energjisë, zbrazi digat gjatë verës


Sali Berisha denoncoi Ardian Çela e ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako si dyshe mafioze.

Gjatë prezantimit të Igli Carës për zgjedhjet e 14 majit, ish-kryeministri tha se kryebashiakja e Durrësit Sako ndërton kostruksione betoni vetëm për të vjedhur ndërkohë që në qytet kolektori është i hapur ndërsa rrugët të pashtruara.

“Ajo zonja që është del nga sirtarët e Gjushit, ka një dyshe më mafioze në Shqipëri por edhe në Ballkan e  më gjerë. Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Massimo Denaro, nxënësit e tij në Shqipëri. Gjush thuaj durrsakëve sa para nga taksat e tyre i ke dhënë McGonigal. Do ta gjejmë dhe do të bëhesh përgjegjës për to. Në respekt të qytetarëve të Durrësit i sugjeroj Igli Carës ta ftojë në debat Sakon, të marrë suflerët me vete, Gjushin e Çelën aty mbrapa, t’i marrë, t’i marrë se nuk flet dot ajo. Ndërton konstruksione betoni vetëm për të vjedhur, Në Durrësin e ri kolektori i hapur, rrugë të pashtruara. Nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare. 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës.” – tha Berisha.

Ai akuzoi më tej kryeministrin Rama e ministren e Energjisë Balluku kanë grabitur përmes blerjes së energjisë elektrike ndërkohë që kanë zbrazur digat e hidrocentraleve gjatë verës.

Berisha tha se energjia u shitet sekserëve me 20 euro e ata më pas e shesin atë në bursë me 300 euro duke ndarë paratë më pas me Ramën e Ballukun.

“Si mund të maten fermerët e Durrësit me prodhuesit përreth kur vetëm Kosova subvencionon çdo hektar grurë, çdo hektar sere. Si mund të konkurrojnë këta fermerët tanë? Pra krijohen kushte për largimin e tyre. Nga Shkodra shkojnë në Mal të Zi për të punuar. Në 2013 rroga në Shqipëri ishin më të larta. Sot 1/3 e popullsisë në 8 vite ka braktisur këtë vend të bekuar. KLSH ka gjetur se në vitin 2022 qeveria dhe administratat kanë vjedhur 122 miliardë lekë. Si i vjedhin do të thoni ju, po sepse ndërtojnë rrugën në mes të fushën 24 milionë dhe ajo kushton vetëm 2 milionë. I vjedhin sepse mbjellin 10-20 apo 40 mijë fidanë dhe thonë kemi mbjellë me miliona. Kanë blerë 500 milionë euro energji, çdo shqiptar duhet ta dijë se viti që këta kanë blerë 500 milionë euro Shqipëria ka prodhuar 2 mld kW/orë më shumë se nga sa konsumon. Kjo mis babëzia, Belinda me Ramën, kanë zgjedhur të dhunojnë ligjet dhe të zbrazin digat gjatë verë, në një kohë kur kjo ndalohet. Ata ua shesin sekserëve të tyre me 20 euro dhe sekserët e tyre e shesin në bursë 300 euro dhe ndajnë paratë me ta.” – shtoi Berisha.