Vendosni fjalën kyçe....

I dërguari special amerikan tur katërditor në Ballkan, viziton Podgoricën, Shkupin e Tiranën


I dërguari special amerikan për Qendrën Globale të Angazhimit James P. Rubin do vizitojë Ballkanin në një tur katërditor, nga data 10 deri më 14 prill.

Ai do ndalet në Podgoricë, Shkup e Tiranë, ndërsa nuk bëjnë pjesë në listën e vendeve që do vizitojë Kosova, Serbia e Bosnje Hercegovina.

Fillimisht i dërguari special amerikan do vizitojë Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut ku do takohet me zyrtarë të lartë të qeverive për të diskutuar mbi nismat kundër dezinformimit dhe mbështetjen e SHBA-së.

Po kështu në takime do diskutohen edhe përpjekjet e Rusisë e Kinës për të minuar demokracinë e sigurinë kombëtare në mbarë globin përmes dezinformatave.

Në fund ai do ndalet në Tiranë ku do takojë ambasadorët amerikanë në vendet e Ballkanit Perëndimor.