Vendosni fjalën kyçe....

Man.City fiton lehtësisht ndaj Southamptonit


Manchester City ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në Premierligë, duke mbajtur kështu hapin me liderin, Arsenalin.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi sonte në udhëtim kundër Southamptonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të

Erling Haaland (45′, 68′) shkëlqeu edhe njëherë tjetër me dy gola, teksa nga një shënuan Jack Grealisht (58′) dhe Julian Alvarez (74′) nga penalltia.

Golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Sekou Mara (72′).

Manchester City pas kësaj fitore ka 67 pikë në pozitën e dytë, pesë më pak se Arsenali, që nesër takohet me Liverpoolin.

Southamptoni mbetet i fundit me 23 pikë.