Organizata humanitare “Save Ukraine” tha se 31 fëmijë që ishin rrëmbyer nga trupat ruse në rajonet e Khersonit dhe Karkivit janë kthyer në Ukrainë. Ata kishin qëndruar të ndarë nga prindërit e tyre për muaj të tërë, sipas VOA.
Ndarja e fëmijëve ukrainas nga familjet e tyre ka çuar në ngritjen e akuzave për krime luftë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin.
Muajin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, lidhur me dyshimet për rolin e tyre në transferimin dhe deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga territoret e pushtuara ukrainase drejt Rusisë.
Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16,000 fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska.