Vendosni fjalën kyçe....

Norma e lindjeve në Itali në nivelin më të ulët historik


Më pak se 400,000 foshnja lindën në Itali në vitin 2022, duke thelluar atë që është referuar si ‘një emergjencë kombëtare’. Popullsia e vendit ka rënë në nivele historikisht të ulëta, sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave të vendit të BE-së.

Numri i përgjithshëm i të porsalindurve në Itali ra 1.8% nga 400,249 lindje të regjistruara në vitin 2021, shifra më e ulët e tillë që nga viti 1861. Shifrat e reja, të publikuara të premten nga byroja italiane e statistikave, nënkuptojnë se Italia kishte 12 vdekje për çdo shtatë lindje vitin e kaluar. Popullsia e përgjithshme e vendit ra me 179,000.

“Është një krizë demografike,” tha Maria Rita Testa, një demografe në ‘Universitetin Luiss’ në Romë, përmes Financial Times.

“Ne do të humbasim shumë njerëz në të ardhmen,” tha ajo për një situatë që i atribuohet thjesht faktit se ‘gratë thjesht po bëjnë më pak fëmijë’.

Rënia e popullsisë vjen pas prezantimit të një skeme në vitin 2021 për t’u ofruar familjeve stimuj financiarë mujorë për çdo fëmijë të lindur, që variojnë nga 50 deri në 175 euro (55 deri në 192 dollarë) në varësi të të ardhurave të familjes.

Udhëheqësja e qeverisë aktuale të krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, e bëri adresimin e rënies së popullsisë një element kyç të fushatës së saj zgjedhore. Premtimi i politikës erdhi mes shqetësimeve se popullsia në pakësim do rriste ngarkesën në sektorët kryesorë publikë si kujdesi shëndetësor. Italia tashmë ka një nga nivelet më të larta të borxhit ndaj PBB-së në Evropë me 135%.

“Të kesh një shkallë të ulët të lindshmërisë është një çështje që nuk i përket anës politike të djathtë apo të majtë, është një emergjencë kombëtare,” tha Senatorja Lavinia Mennuni e parties në pushtet vitin e kaluar.

Popullsia e Italisë ka rënë që nga viti 2014, me një rënie totale prej rreth 1.36 milionë njerëzish gjatë asaj kohe, afërsisht e barabartë me popullsinë e Milanos, qyteti i dytë më i madh i Italisë. Megjithatë, këto shifra janë kompensuar pjesërisht nga emigracioni.