Çështja e shumëpërfolur e inceneratorëve, përveç detajeve publike mbi zanafillën e tyre, përmban në prapavijë edhe shumë akuza e sajesa jo vetëm politike por edhe kompromise tregtare.
Inceneratorët si beteja politike dhe tregtare
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story”, se krijimi i tyre, nuk kishte si qëllim vetëm funksionin parësor, por janë përdorur edhe si strategji për fshehjen e shumë betejave politike e tregtare mes politkanëve në pushtet të asaj kohe.
Teksa ka analizuar funksionin e tyre, Manjani ka përmbledhur në katër pika, se përse kjo çështje mori kaq shumë famë edhe pse kurrë nuk u sqarua qartazi krijimi i tyre.
“Në 2013 Shqipëria ka pasur një strategji për mbledhjen e mbetjeve, kur ka ardh PS-ja në qeverisje. Biznesi i riciklimit në Shqipëri asokohe u nxit vërtet, kishte nis diçka, kur merr vendimet qeveria orientohet edhe biznesi. Nga ky moment e deri tek vendimi për të ndërtuar e për të shkuar te strategjia për ricenerim, askush nuk ka ditur asgjë. Ne për inceneratorët kemi filluar të flasim në 2019-2020. Qeveria e asaj kohe ka marre një vendim për të anuluar një ligj në fuqi, ky vendim i takonte qeverisë ta sqaronte me detaje se nuk është turp të sqarohet por nuk u bë kurrë. Kjo është absolutisht politikë fillon e mbaron te politika, një qeveri që vjen në pushtet dhe prek buxhetin ka detyrë të informojë publikun. Pse u arrit në këtë konkluzion, ka pasur një përpjekje për këtë emergjencën mjedisore, që është një fjalë shumë e madhe që duhet të trajtohet vetëm në disa institucione. Rama dhe Meta si drejtues institucioni duhet ti shpjegonin në kohë popullit shqiptar që do të ndërtohej diçka tjetër më e mirë. Çështja mbi inceneratorët doli pasi kishte filluar ndërtimi i tyre. Pse inceneratorët u bënë kaq interesant për publikun. Së pari prishja e paktit PS-LSI është shkaku numër 1. E Dyta është prishja e paktit LSI-Lefter Koka dhe e treta mendoj se beteja tregtare me këtë lloj biznesi u rrit pas Elbasanit. E katërta është sjellja e drejtësisë në raport me çështjen”-deklaroi Manjani.
Rikuperimi i energjisë nga incenerimi
Ekspertja e Mjedisit, Ornela Çuçi tha se fjala incenerim është keqpërdorur në Shqipëri.
Ish-zëvendësministrja e Mjedisit shpjegoi se incenerimi në Shqipëri nuk është hallka e fundit duke thnë më tej se përdorimi i tyre është konform rregullave të BE-së.
“Do doja të shpjegonim për të gjithë komunitetin fjala incenerim është keqpërdorur në Shqipëri, ne nuk kemi inceneratorin si hallka e fundit, e asgjësimit të mbetjeve që është incenerimi, ne kemi impiantet e rikuperimit të energjisë që është hallka e katërt e riciklimit në total të mbetjeve, pastaj pas kësaj është depozitimi, që është landfillimi dhe hallka e fundit është ky lloj asgjësimi që quhet incenerim. Në Shqipëri sot për sot nuk ka inceneratorë me hallkën e fundit, ne kemi rikuperim, janë impiante të rikuperimit të energjisë, ata bëjnë një incenerim por me rikuperim energjie, nuk bëjnë incenerim pa sjellë benefite shoqërisë. Unë e kam edhe të sjellë nga strategjia e mbetjeve. Kështu e përdorin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian sot për sot, fillimisht parandalim të këtyre mbetjeve, ripërdorim të këtyre mbetjeve, riciklim, rikuperim për energji dhe së fundi depozitim. Pra ne jemi tek hallka e katërt, jo tek hallka e gjashtë, këto janë impiante të rikuperimit të energjisë dhe jemi komfort të gjithë legjislacionit të BE për të rikuperuar mbetjet. Nga mbetjet të sjellim energji, sot Stokholmi ngrohet nga mbetjet. Ky është rikuperim i energjisë. Kjo është zgjidhja më e mirë e duhur e menaxhimit të mbetjeve urbane”-tha Çuçi.
Inceneratori i Fierit
Administratori shtetëror i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi tha se vlera e tij kap shumën 32 milionë euro dhe pritet të vihet në punë së shpejti.
“Vlera totale e inceneratorit të Fierit kap shumën 32 mln e 800 mijë euro, aktualisht impianti i përpunimit ndodhet në fazën përmbyllëse të tij, në tërësi që nga koha që nisi procedura e marrjes së lejes dhe spostimit që iu bë nga një vend i mëparshëm në një vend sot në Mbrostar u desh një kohë e gjatë rreth 16 muaj. Kontrata e koncesionit e lidhur me Ministrinë e Mjedisit me Ministrinë e Infrastrukturën dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionaare daton me datën 24 tetor të vitit 2016 dhe duhet të përfundonte në 24 tetor të vitit 2022. Rreth tre, katër pesë muaj më parë, programi ynë i përfundimit të investimeve sipas anekseve që ka kjo kontratë përmbledh 72 këste mujore të ndara në një vlerë të përafërt prej 62 milionë lekë, në planin e përgjithshëm të vlerës së investuar në objekt është tërësisht vlerë e investuar nga buxheti i shtetit, në realizimin e tyre në rreth 67 këste deri tani. Kanë ngelu 5 këste të fundit të mbështetjes financiare të buxhetit së shtetit me vlerë 3.2 mln euro, po ta marrim në linja tekno që përfaqëson ku depozitohen mbetje në 6 bashki të qarkut 140 148 ton çdo ditë që ne vendosim në landfill, sepse depozitimi i mëparshëm u dogj, ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë dhe efektive por për të mos krijuar ndotje mjedisore u vendosën në landfill dhe akoma nuk ka nisur procesi i selektimit, po tentojmë se me të gjithë kontraktorët e huaj që përfaqësojnë arritjet e këtyre veprave publike të ofrojmë teknologji bashkëkohore.
Akuzat për inceneratorin e Tiranës dhe zbatimi i kontratës
Administratori i Integrated Energy Daniel Vermeulen, në emisionin “Top Story”, i është përgjigjur shumë pikëpyetjeve të dyshimta që janë ngritur mbi funksionimin e inceneratorëve.
Ai tha se akuzat e Kryemadhit kanë disa arsye përse ndodhin dhe se videoja që ajo ka ndarë, sipas tij është për t’i prishur imazhin kompanisë dhe është bërë në një ditë pushimi.
Teksa është pyetur për lidhjen me Mërtirin dhe Zoton ai është përgjigjur se nuk ka asnjë lidhje dhe se nuk i njeh.
Vermeulen tha se të gjitha të ardhurat që gjenerohen në incenerator, shërbejnë për përmirësimin dhe shtimin e kapaciteteve të kompanisë.
100 mijë euro në ditë do të dija të ishte kjo e vërteta, këto akuza që Kryemadhi hedh kanë disa arsye përse mund të ndodhin. Për t’u kthyer pas për atë video që është shumë e dëmshme, kjo është bërë gjatë një periudhe pushimi dhe kjo është e vërteta. Ne kemi një kapacitet të caktuar të mbetjeve që riciklojmë çdo ditë dhe i vetmi moment që i çojmë në landfill është kur nuk kemi hapësirë.
Pse paguajmë 29 euro për ton kur nuk ka incenerim?
Sipas kontratës nuk thuhet që ne jemi thjeshtë incenerator, nuk bëjmë vetëm incenerimin por edhe riciklim, nuk e di pse i bën të gjitha këto komplikime Kryemadhi sepse ne e kemi bërë kontratën.
E keni shkelur kontratën? Cili është afati juaj?
Jo nuk e kemi shkelur, duhet ta mbyllim inceneratorin brenda vitit 2025.
Janë bërë shumë akuza për inceneratorin e Tiranës, a kanë ardhur gazetarë apo autoritete t’ju pyesin si funskiononi?
Ne kemi pasur vetëm një intervistë vetëm me një media që na ka kontaktuar por ne kemi ftuar të gjithë mediat janë të lira të vijnë e të shohin çdo gjë. SPAK-u na ka kontaktuar por s’mund të them asnjë informacion.
Çfarë lidhje keni me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?
Asnjë lidhje nuk i njoh.
Përfitimet janë ri investuar?
Të gjitha përfitimet shkojnë në përmirësimin dhe shtimin e kapaciteteve. Gjithçka që marrim e ri investojmë.