I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të vizitojë sot Tiranën.
Vizita e tij vjen dy ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ai do qëndrojë në Tiranë deri më 13 prill ndërsa pritet të takojë kryeministrin Rama e presidentin Begaj.
Escobar pritet të takojë edhe kreun e komanduar të PD-së Alibeaj Sekretarin Bardhi ndërsa nuk ka parashikuar asnjë takim me kreun e Grupit për Rithemelimin e PD-së Berisha.
Ky i fundit e ka akuzuar Escobar-in si pjesë të një skeme ndërkombëtare gjobëvënieje së bashku me ambasadoren amerikane Kim e kryeministrin Rama.