Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga tre persona.
Ai ka pësuar lëndime të lehta në kokë, shkruan Gazeta Express. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.
Ai është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin e nevojshëm ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të autorëve të sulmit.
Vetë Syla ka pohuar se tre personat që e kishin goditur ishin larguar me vrap menjëherë pas ngjarjes.