Një shpërthim ka ndodhur në katin e nëntë të një pallati në zonën e Selitës në Tiranë.
Policia dyshon se ka shpërthyer një bombol gazi në banesës e marrë me qira nga shtetasja L.K.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
“Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.