Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid e Milan fitojnë sfidat e para të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve


Milani dhe Real Madrid kanë fituar sfidat e para në fazës së çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Kuq e Zinjtë mundën Napolin në San Siro me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Ismael Benacer në minutën e 40’.

Nga minuta e 74’ Napoli luajti me 10 lojtarë pasi Anguissa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Në sfidën tjetër Real Madrid, fitoi ndaj Chelseas me rezultatin 2-0.

Benzema në minutën e 22’ dhe Asensio në minutën e 74’ vulosën rezultatin për sfidën e parë.

Edhe në këtë sfidë pati karton të kuq me Chilwell të bluve të Londrës që doli nga gola në minutën e 59’.