Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejdi Joti


Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejd Joti, ka dhënë dorëheqjen.

Në shkresën drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti, shkruan se jep dorëheqjen e parevokueshme si drejtori i institucionit publik që e drejton që prej vitit 2021.

Dorëheqja e Jotit vjen pas emërimit të tij si zv.minstër i Mbrojtjes.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresën drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.

Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ‘Qendrës Spitalore Nënë Tereza’, ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi, u zgjodh në krye të këtij institucioni.