Vendosni fjalën kyçe....

Dekriminalizimi, Olsjan Çela: Shumica e vendeve jashtë refuzojnë të na japin informacion


Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, pas raportimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mbajti një deklaratë për media, ku tha se edhe pse ka një rritje të kapaciteteve për sektorin e dekriminalizimit në institucionin që ai drejton, problemi qëndron te fakti se shumica e vendeve të huaja nuk japin informacion, sepse nuk e njohin si proces.

 Kjo është edhe arsye se pse sipas tij procesi ngec dhe verifikimet janë të paplota.

 

“Për sektorin e verifikimit të dekriminalizimit kemi forcuar kapacitetet, janë 2 prokurorë që merren dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore, kemi vështirësi tek përgjigjet që marrim jashtë vendit, pjesa me e madhe e vendeve nuk na përgjigjen sepse nuk e njohin si proces. Vetëm dy vende na përgjigjen. Verifikimet që ne kryejmë janë të paplota ndaj ka dhe zvarritje. Pjesë më e madhe e shteteve nuk ofrojnë ndihmë juridike sa i përket çështjeve të dekriminalizimnit. Ne duam të zgjidhim një çështje shqiptare si çështje ndërkombëtare“, tha Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Olsjan Çela.