Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e parive në fletët e votimit në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij u shpreh se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.
Kështu i pari në fletët e votimit sipas shortit në të 61 bashkitë e vendit do të jetë Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, e dyta në listë është Partia Socialiste dhe e treta Partia Agrare Ambientaliste.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” 1
Partia Socialiste 2
Partia Agrare Ambientaliste 3