Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Escobar parashikoi fitoren time në zgjedhje


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se i pëlqeu vizita e zyrtarit të DASH, Gabriel Escobar në Tiranë.

Berisha komentoi edhe intervistën e Escobar për Top Story duke thënë se kryefjalë ishte çështja McGonigal që sipas kreut të PD—së ishte një “derë qelie e hapur për Edi Ramën”.

Dje deklarova se më pëlqeu vizita e zotit Eskobar. Sot ju deklaroj se më pëlqeu intervista e zotit Eskobar. Më pëlqeu sepse ajo më faktoi se nuk isha i gabuar kur deklarova se më pëlqeu vizita. Dhe kur ju thashë se kjo vizitë shtroi një detyrë para meje, ekstradimin e Ramës në SHBA.

Unë atë deduksion e bëra nga takimi i paprecedent në 32 vite të karrierës sime politike, takim në të cilin nuk u fol asnjë fjalë e vetme. Ndonëse vizita u deklarua se ishte për zgjedhjet lokale, aty asnjë fjalë për asgjë.

Cila ishte kryefjala e intervistës së tij? Ishte një: e pyetur nga gazetarja për problemin e Ramës me McGonigal, ai u përgjigj se nuk komenton për një çështje penale e hapur.

E di çfarë do të thotë çështje penale e hapur? Do të thotë derë e burgut e hapur. Një derë qelie e hapur për Edi Ramën”-tha Berisha

Madje sipas Berishës, zyrtari i DASH parashikoi fitoren e tij dhe rikthimin në pushtet në zgjedhje.

Edhe në rast se fiton, tha, pra parashikon fitoren time. Unë e vlerësoj këtë. Unë u thashë se në kryeqytetet e Europës dhe botës po binden për rikthimin e fuqishëm të Sali Berishës dhe fitoren e PD-së.

Po do thuash ti që ai thotë se nuk ndryshon vendimi. Këtu kam një përgjigje shumë të thjeshtë. Gazetarja, Grida, por edhe ju, mund të bëni një pyetje: a ka kërkuar Sali Berisha një kërkim të ndryshimit. Jo, nuk ka kërkuar.

Se si mund të ndryshojë vendimi, pa kërkuar i ndryshuari, këtë nuk e imagjinoj. Unë kam paditur Sekretarin e Shtetit në gjykatën e Parisit për shpifje, çka nënkupton çdo mundësi që unë të kërkoj ndryshimin e vendimit. Është vetëm kështu”, tha Berisha.