Krahas takimeve që kanë vijuar ditën e sotme nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në disa njësi në kryeqytet për të prezantuar programin dhe planin e kaadidatit Belind Këlliçit, duket se Parta e Lirisë dhe PD ende po merren me përgatitjet e fundit për ditën e nesërme, ku do të startojë zyrtarisht fushata e këtij koalicioni për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, njëkohësisht edhe kandidate për Këshillin e Bashkisë Tiranë, shkruan në Facebook, se përgatitjet e fundit po vijojnë për hapjen e fushtaës nesër tek Stadiumi “Air Albania”.
Postimi:
Përgatitjet e fundit për hapjen e fushatës madhështore në 14 maj! Shihemi nesër në orën 12:00 tek Stadiumi “Air Albania”