Të paktën pesë persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në sulmet me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk, thanë autoritetet ukrainase të premten, sipas AA.
Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake ukrainase të rajonit të Donetskut, tha në mediat sociale se Rusia sulmoi Slovyansk me raketa S-300 rreth orës 16:00 me orën lokale (GMT1300).
Duke thënë se pesë ndërtesa banimi dhe pesë shtëpi u dëmtuan në sulmet, Kyrylenko shtoi: “Është e qartë se pesë persona vdiqën dhe 15 njerëz u plagosën”.
Duke vënë në dukje se nën rrënojat mund të jenë shtatë persona, përfshirë një fëmijë, ai tha se stafi i kujdesit shëndetësor si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre në vendngjarje.
Në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia “bombardoi brutalisht qytetin. Ndërtesat e banimit u goditën. Fatkeqësisht raportohen të plagosur dhe të vdekur”.
Zelenskyy tha se Rusia “demostron edhe një herë thelbin e saj. Thjesht duke vrarë njerëz në mes të ditës. Duke shkatërruar, shkatërruar gjithë jetën.”
“Do të ketë përgjegjësi të drejtë për çdo manifestim të terrorizmit,” tha ai. “Ne nuk do të lëmë asnjë gjurmë të Rusisë në tokën tonë dhe nuk do të lëmë asnjë armik të pandëshkuar”.