Vendosni fjalën kyçe....

U kap me 113 mijë euro në makinë, lirohet efektivi i RENEA-s


Gjykata ka hequr masën e arrestit me burg nga efektivit të RENEA-s Altin Morina duke e lënë me detyrim paraqitjeje.

Ai u ndalua rreth një muaj më parë, më 14 mars te ‘Komuna e Parisit’ pasi iu kap një shumë prej 113 mijë eurosh në makinë.

Lirimi i Morinës ka ardhur pasi biznesmeni, të cilit efektivi pretendoi se i kishte marrë lekët, e pohoi diçka të tillë duke vërtetuar deklaratën e tij.

Pas ndalimit nga kolegët e tij, Morina tha se lekët ia kishte marrë një biznesmeni gjysmë ore para se të arrestohej.