Vendosni fjalën kyçe....

“Lehtëson jashtë mase trafikun” – Këlliçi shpjegon projektin për nënkalimin te sheshi ‘Skënderbej’


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi ka sqaruar projektin për nënkalimin te sheshi ‘Skënderbej’.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Këlliçi tha se projekti do lehtësojë jashtë mase trafikun në Tiranë, në një nyje tejet të ngarkuar e shumë problematike.

Ai tregoi se si do bëhet lëvizja e makinave në drejtimin veri – jug e anasjelltas, duke lidhur bulevardin kryesor me këtë ndërhyrje.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës u shpreh se projekti është bërë nga specialistë të shquar të fushës dhe ka kosto rreth 4.5 milionë euro.