Autoritetet italiane kapën të hënën dy ton kokainë në pako të mbetura në Detin Mesdhe.
“Përafërsisht 2 ton lëndë narkotike e llojit kokainë, të gjetura në det në brigjet lindore të Siçilisë”, tha në një deklaratë Garda e Financave e vendit, duke shtuar se operacioni ishte pjesë e patrullimeve të rregullta në ujërat bregdetare nga njësitë ajrore detare, sipas AA.
Ai tha se forcat identifikuan 70 pako që notonin së bashku me një pajisje sinjalizuese me dritë dhe të mbajtura së bashku nga rrjetat.
Sipas deklaratës, metoda e veçantë e paketimit dhe prania e një pajisjeje ndriçuese çoi në dyshime se pako mund të përmbante drogë të mbetur në det nga një anije mallrash për t’u marrë dhe transportuar në kontinent.