Vendosni fjalën kyçe....

20-vjeçari në Tiranë goditet për vdekje me thikë, kapet njëri nga autorët e dyshuar


Një 20-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë mbrëmjen e djeshme.

Viktima është identifikuar si Stivens Toshkesi ndërsa autorë të dyshuar janë dy 18-vjeçarët Ensi Maze e Axel Hoxhaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rrugën 4 Dëshmorët, pranë gjimnazit Partizani, ndërsa njëri nga  autorët e dyshuar është  arrestuar nga policia.

Maze është arrestuar nga policia pas ngjarjes ndërsa Hoxhaj është në kërkim.

Sipas policisë, konflikti mes të rinjve ka qenë për motive të dobëta ndërsa 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi

“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”