Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Bujqësisë ndalon peshkimin për disa lloje peshqish në disa liqene në vend


Ministria e Bujqësisë ka njoftuar ndalimin e peshkimit në disa nga liqenet e vendit për disa lloje peshqish për një afat disa mujor.

Në njoftimin e bërë nga ministria e Bujqësisë, ndalohet peshkimi me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural:

Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit dhe, konkretisht:

-për gjuhcën(cironka)-AlburnusAlbidusAlborella, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 20 prillit deri më 31 korrik 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit;

-për krapin-CyprynusCarpio, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në liqenin e Ohrit dhe prej 25 prillit deri më 25 maj 2023, për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.

Për periudhën 20.7.2023 deri më 20.8.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën bregliqenore prej 300 ml nga bregu për liqenin e Ohrit dhe për periudhën 25.4.2023 deri më 25.6.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breqliqenore prej 150 ml nga bregu për liqenet e Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit.

Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të përkatëse.
Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një Plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, në koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto liqene.

OMP-të të marrin të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve, ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në këto liqene.

Për zbatimin e këtij urdhri, ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqeneve të Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit, Drejtoritë Rajonale të AKU-së, duke bashkëpunuar me strukturat e vetëqeverisjes vendore, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare të qarqeve përkatëse dhe me policitë bashkiake përkatëse. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.