Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, Manja i përgjigjet Berishës: Neveri e përçmim, vëllavrasjen e përçarjen e ka pjesë të ADN-së prej 32 vitesh


Ministri i Drejtësisë Manja ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ndërsa i është përgjigjur ish-kryeministrit Berisha i cili akuzoi qeverinë për ngjarjen e rëndë.

Berisha tha se Nikulaj, i cili ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës nën siglën e PSD-së, ishte kundër rikanididimit të Pjerin Ndreut në zgjedhjet e 14 majit dhe kjo sipas tij çoi në ekzekutimin e tij.

Ministri Manja tha se i përçmon dhe neverit akuzat e Berishës ndërsa shigjetoi ish-kryeministri, i cili sipas tij vëllavrasjen e nxitjen e përçarjes e ka pjesë së ADN-së politike prej 32 vitesh.

“Dua të shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimës së djeshme në  Lezhë dhe të shpreh gjithë solidaritetin tim për këtë ngjarje të trishtë. Në radhë të parë jemi shqiptarë më pas jemi aleatë politikë por mund  të jemi edhe kundërshtarë politikë. Në rastin konkret do duhet të bashkohemi në një kërkesë. Atë të zbardhjes menjëherë të  kësaj ngjarjeje dhe vënies së autorëve të këtij krimi të shëmtuar para drejtësisë. Tani lidhur me akuzat e djeshme. Unë kam neveri dhe përçmim sepse janë të njëjtët njerëz që vëllavrasjen, nxitjen e përçarjes dhe përdorimin e viktimave për qëllime të përfitimit politike apo qëllime personale e kanë pasur pjesë të ADN-së së tyre politike këtu e 32 vjet. Ndjej vetëm neveri e përçmim, por është momenti të ftoj edhe njëherë organet ligjzbatuese që të zbardhin një orë e më parë ngjarjen e autorët të dalin para drejtësisë.” – tha Manja.