Vendosni fjalën kyçe....

S’gjendet e pandehura, shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, SPAK: Jonida Zeqo të shpallet në kërkim


Ka dështuar seanca në gjykatë për inceneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrjen është bërë mosgjetja e të pandehurës Jonida Zeqo, e cila duhet të ishte në arrest shtëpie dhe mungesa e avokatit të Klodian Zotos.

Zeqo është një nga personat e pandehur për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, po sipas Gjykatës së Posaçme ajo nuk është gjetur në shtëpi.

SPAK ka kërkuar shpalljen në kërkim të saj. Zeqo kishte konfirmuar përmes disa email-eve dërguar gjykatës se kishte marrë dijeni për seancën dhe se do përfaqëësohej nga avokati Saimir Vishaj.

Megjithatë email-et e Zeqos nuk janë pranuar nga gjykata, ndërsa prokurorët e SPAK, Arben Kraja e Klodian Braho thanë gjatë seancës se email-et nuk verifikohen se i përkasin Zeqos e kësisoj ajo nuk mund të konsiderohej e pranishme përmes avokatit. Seanca e radhës është caktuar për më 5 maj.