Kolegji Zgjedhor i ka dhënë një tjetër “goditje” koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Kolegji nuk pranoi ankimin lidhur me çështjen e emrit që duhet të vendoset përbri koalicionit në fletët e votimit për këshillat bashkiake.
Koalicioni ka kërkuar që përbri “Bashkë Fitojmë” të vendoset emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që KAS vendosi që emri që duhej të shkruhet si drejtues i koalicionit, ishte ai i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kolegji Zgjedhor vendosi që emri që do të shkruhet përbri koalicionit do të jetë ai i Ilir Metës.