Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: S’më intereson mungesa e Bardhit në takime, turp për ata që rrinë me një këmbë në Foltore dhe një në PD


Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko deklaroi në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV se nuk i intereson për mbështetjen e deputetëve të forcës së tij politike pasi të gjithë kanë bërë zgjedhjet se ku do qëndrojnë.

Bejko duke folur për Gazmend Bardhin tha se është turp për ata deputetë që ende se kanë gjetur rrugën, dhe janë ende me një këmbë në PD dhe një këmbë te Foltorja.

“Ftesat i bën partia, Basha më duket është jashtë shtetit. Edhe deputetët e tjerë. Unë nuk bëj listë prezencën. Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre. Unë jemi mbështetur mjaftueshëm nga ata deputetë që e kanë ndarë mendjen të rrinë në PD euro-atlantike. As s’më ha meraku fare për Bardhin dhe këdo tjetër. Secili ka qëndrimin e tij, s’kemi situatën më të mirë në PD, jemi në situatën më të keqe që ka pasur PD që nga ’92. Punë se kam me asnjë deputet, faleminderit ata që më mbështesin, turp i madh për ata që se gjejnë rrugën, e kanë një këmbë tek PD e një të foltorja. Flas në emër të gjithë atyre demokratëve. Ata deputetë që se kanë gjetur rrugën sot, s’do e gjejnë as pas datës 14”-deklaroi Bejko.