Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Cerrikut dhe të Belshit.
Mediu bëri thirrje që të votojnë Partinë Republikane në fletëtn e votimin dhe kandidatët e opozitës për kryetarë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Mediu tha se këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për të kthyer pushtetin lokal në shërbim të njerëzve.
Postimi:
Cerrik dhe Belsh, Votoni Partinë Republikane Nr 4
Partia Republikane zhvilloj takime me banorët e Cerrikut dhe Belshit, duke bërë thirrje për të votuar Partinë Republikane me Nr 4 në fletën e votimit dhe njëkohësisht kandidatët e opozitës për kryetar Bashkie Servet Duzha dhe Bedri Qypi.
Zgjedhjet e 14 Majit kanë një rëndësi të madhe për të kthyer pushtetin lokal në shërbim të njerëzve dhe njkohësisht për treguar se shqiptarët nuk mund të ecin përpara drejt varfërisë, braktisjes së vendit, ata smund të pranojnë ti nështrohen përbuzjes, shkatërimit të drejtave dhe lirive të tyre nga pushteti absolut i qeverisë Rama.