Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Do mbështes projektin që synon të shndërrojë vilat e vjetra në atraksione turistike


Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit Këlliçi, ka pohuar mbështetjen e tij për projektin ‘Portat e Hapura’, që synon mbrojtjene vilave dhe banesave të vjetra në Tiranë.

Projekti është hartuar nga Xhimi Begeja, familja e të cilit zotëron një shtëpi në ‘Rrugën e Dibrës’, që është Monument Kulture e Kategorisë së II-të.

Këlliçi tha se do e mbështesë planin që synon shndërrimin e të paktën 9 vilave të vjetra në një pol turistik për Tiranën.

“Varet për çfarë ke hyrë në politikë. Po ke hyrë për pare është vendi gabuar, po ke hyrë për punë të mirë, me lënë një gjë të mirë, janë këto lloj projektesh, që janë afatgjate, që ngelesh. Kjo është idea, kjo është një gjë e mirë për qytetin, i shërben të gjithëve. Kjo ka dhe një vlerë të madhe shumë për komunitetin, sepse kjo rikthehen harmoninë mes familjeve, mes njerëzve” – u shpreh Belind Këlliçi.